Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Për Ramazan të ndalen luftimet në Siri


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Muaji i Shenjtë i Ramazanit për afro 1.5 miliardë besimtarë myslimanë në gjithë botën, në disa vende filloi sot, ndërsa në disa të tjera - nesër.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për armëpushim gjatë këtij muaji ndërmjet kryengritësve dhe trupave lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke theksuar se Muaji i Shenjtë është njëri nga katër muajt në kalendarin islamik, ku supozohet se luftimi duhet të ndalet.

Koalicioni Kombëtar Sirian në opozitë raportohet se ka ofruar armëpushim, por regjimi i presidentit Bashar al-Assad, tha se është e nevojshme ndalja totale e dhunës, e jo e pjesërishme, dhe e ka refuzuar ofertën.
XS
SM
MD
LG