Ndërlidhjet

Dagestan: U vra një gazetar që kritikoi autoritetet lokale


Gezetari i vrarë Akhmednabi Akhmednabiyev

Gezetari i vrarë Akhmednabi Akhmednabiyev

Gazetari Akhmednabi Akhmednabiyev, i njohur për kritikat e tij në adresë të autoriteteve lokale, është qëlluar sot për vdekje në Republikën e Dagestanit në Kaukazin Verior të Rusisë.

Një zëdhënëse e policisë tha se gazetari ishte vrarë sot në mëngjes në makinën e tij nga sulmues të panjohur, afër shtëpisë së tij në kryeqytetin e Dagestanit, Mahaçkala.

Artikujt e tij të fundit ishin të fokusuar në shkaqet e të shtënave me armë dhe të eksplodimit të bombave në rajon.

Gazetari Akhmednabiyev në muajin Janar të këtij viti i kishte shpëtuar një sulmi. Ai kishte marrë shumë kërcënime.

Dagestani është bërë njëri nga vendet më të rrezikshme për gazetarë në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë, derisa atje vazhdon të ketë dhunë, që është e ndërlidhur me grupet e ekstrtemistëve islamikë dhe krimin e organizuar.
XS
SM
MD
LG