Ndërlidhjet

logo-print

OBT: Rusia ballafaqohet me aksionin e parë kundër saj


Rusia do të ballafaqohet me mosmarrëveshjen e parë në Organizatën Botërore të Tregtisë, prej se u bë anëtare para një viti.

Diplomatët evropianë thonë se Bashkimi Evropian sot do ta paraqet një padi kundër Rusisë në OBT, për shkak të ligjit rus për imponimin e pagesës në prodhuesit e jashtëm të automobilave për shkatërrimin e veturave të vjetra të shitura në Rusi.

Moska e ka krijuar këtë ligj për ta kompensuar reduktimin e tarifave të importit, që ishte detyruar ta pranoj, me rastin e hyrjes në OBT.

Zyrtarët evropianë janë ankuar se ligji është diskriminues ndaj kompanive të jashtme dhe thonë se qeveria e Rusisë duhet ta kaloj një ligj të ri me të cilin do të parashihej zbatimi i çmimit të njejtë të reciklimit, si për veturat e prodhimit të jashtëm ashtu edhe ato të prodhimit të brendshëm.

Rusia është bërë anëtare fuqiplotë e OBT-së në gusht të vitit 2012, pas 18 viteve të negociatave.
XS
SM
MD
LG