Ndërlidhjet

logo-print

Lindja e Mesme: Ekspodim i fuqishëm në Bejrut


Njerëzit e shikojnë flakën dhe tymin në një lagje të Bejrutit

Njerëzit e shikojnë flakën dhe tymin në një lagje të Bejrutit

Një eksplodim i fuqishëm e ka goditur një hapësirë në Bejrut të Libanit, që është bazë e grupit militant shiit Hezbollah.

Disa rrjete televizive në Liban, përfshirë edhe televizionin Al-Manar të Hezbollahut, kanë raportuar për viktima.

Pamjet televizive tregonin një mjegull të madhe të tymit të zi, që ngritej mbi lagjen Bir al-Abed në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Al-Manar ka raportuar se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë-bombë e parkuar afër një qendre islamike.

Megjithartë, një zyrtar i paemëruar libanez tha se nuk është e qartë se a ishte ky eksplodim i makinës-bombë.

Grupet kryengritëse në Siri janë kërcënuar për ta sulmuar Libanin, pasi Hezbollahu kishte dërguar luftëtarë për t’i ndihmuar forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG