Ndërlidhjet

logo-print

Bejrut: Nga ekspodimi i fuqishëm – dhjetëra të plagosur


Një person e ndihmon zjarrfikësin për ta shuar zjarrin në një makinë nga eksplodimi i fuqishëm që ndodhi sot në Bejrut të Libanit

Një person e ndihmon zjarrfikësin për ta shuar zjarrin në një makinë nga eksplodimi i fuqishëm që ndodhi sot në Bejrut të Libanit

Një eksplodim i fuqishëm e ka goditur sot një hapësirë në Bejrut, që është bazë e grupit militant shiit, Hezbollah.

Burime të sigurisë thonë se nga shpërthimi i sotëm janë plagosur së paku 37 vetë.

Disa rrjete televizive në Liban, përfshirë edhe televizionin Al-Manar të Hezbollahut, kanë raportuar për viktima.

Pamjet televizive tregonin një mjegull të madhe të tymit të zi, që ngritej mbi lagjen Bir al-Abed në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Al-Manar ka raportuar se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë-bombë e parkuar afër një qendre islamike.

Megjithartë, një zyrtar i paemëruar libanez tha se nuk është e qartë se a ishte ky eksplodim i makinës-bombë.

Grupet kryengritëse në Siri janë kërcënuar për ta sulmuar Libanin, pasi Hezbollahu kishte dërguar luftëtarë për t’i ndihmuar forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG