Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Dialogu pa ndërmjetësues për emrin - blof politik


Pamje nga Shkupi

Pamje nga Shkupi

Pohimet e kryeministrit Nikolla Gruevski se pa dialog me Greqinë nuk mund të ketë zgjidhje të kontestit të emrit, paraqesin edhe një tentim nga ana e tij për të shmangur zgjidhjen e këtij problemi që po e mban peng integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare duke komentuar idenë e Gruevskit për ngritjen në nivel të kryeministrave bisedimet me Greqinë.

Profesori universitar, Mersel Bilalli thotë se Gruevski në fakt vetëm sa do të do të përfitoj në kohë, pasi bisedimet e tilla sikur edhe të ndodhnin nuk do të kishin asnjë efekt pa një ndërmjetësim të mirëfilltë ndërkombëtar, si në rastin e Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë janë i pritur të besoj se në këtë rast kemi të bëjmë me një blof poliitk me qëllim që të tregohet gjoja një vullnet politik për zgjidhjen e kontestit të emrit, respektivisht të ngrihet niveli i bisedimeve, pasi niveli i realizimit të dialogut të deritanishëm ka qenë dukshëm më i ulët. Tani propozohet që dialogu të zhvillohet në nivel të kryeministrave, megjithatë kam rezerva se bëhet fjalë vetëm për një blof politik“, thotë Bilalli.

Ai shton se dëshmi për mungesën e interesimit të pushtetit aktual për zgjidhjen e këtij kontesti është edhe reagimi i ashpër i partisë së kryeministrit ndaj një prononcimi të zyrtares së lartë të LSDM-së, Radmilla Sheqerniska se partia e saj për shumë shpejt do të zgjidhte kontestin me Greqinë, sikur të ishte në pushtet.

Unë do të çuditesha nëse nga pushteti do të pritnin diçka normale, pra gjithë kohën pushteti funksionon duke satanizuar të tjerët, duke diskualifikuar oponentët politik dhe duke shfajësuar vetveten. Realisht kjo parti shtatë vite është duke udhëhequr me pushtetitin dhe përgjegjësinë kryesore ajo e mban“, thotë Bilalli.

Nga ana tjetër, ish ministri i Punëve të Jashtme Denko Maleski thotë se kontesti i emrit kapërcen kapacitetet e partive që janë në pushtet, por edhe të atyre në opozitë pasi zgjidhja mund të arrihet vetëm me një politikë të harmonizuar që do të përfshinte të gjithë segmentet e shoqërisë.

“Ata politikanë të cilët vlerësojnë se ky problem duhet të shfrytëzohet për ruajtjen e pushtetit, ashtu siç vepron partia në pushtet e cila akuzon opozitën për tentim për marrjen e pushtetit përmes manipulimeve të ndryshme me çështjen e emrit, nuk do të kenë sukses. Por, shanse për zgjidhjen e këtij problemi nuk do të kenë edhe të tjerët, në këtë rast opozita, e cila thotë se do të zgjidhte problemin në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së me vendin", thotë Maleski.

Ndërkohë, përveç dallimeve mes pushtetit dhe opozitës për zgjidhjen e çështjen së emrit, dallime ka edhe mes vetë partive në pushtet.

Derisa VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Gruevskit kundërshton ndërrimin e emrit, nga ana tjetër, partia shqiptare në qeveri, BDI-ja, vazhdon të bëjë thirrje për arritjen e kompromisi dhe zhbllokimin e procesin integrues.

Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti kohëve të fundit ka realizuar vizita të shumta janë vendit për të kërkuar mbështetje për arritjen e një zgjidhjeje për problemin në fjalë.

Vizitën e fundit Ahmeti e ka realizuar tw martën në Sofje të Bullgarisë, e cila, gjithashtu kushtëzon inkuadrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike me heqjen dorë nga retorika e nxitjes dhe kultivimi i raporteve të fqinjësisë së mirë.
XS
SM
MD
LG