Ndërlidhjet

Ashton: Marrëveshja në favor të qytetarëve të dy vendeve


Catherine Ashton, Tomisllav Nikolliq (në mes) dhe Ivica Daçiq gjatë konferencës së djeshme për gazetarë në Beograd
Catherine Ashton, Tomisllav Nikolliq (në mes) dhe Ivica Daçiq gjatë konferencës së djeshme për gazetarë në Beograd
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, pritet që sot gjatë ditës të qëndroj në Prishtinë, me ç’rast do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës.

Dje ajo ishte në Beograd, ku deklaroi se pas vendimit historik, siç vlerësoi ajo, të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë, tash duhet zbatimi i marrëveshjes për normalizim.

“Puna kryesore të cilën tash duhet bërë është zbatimi i marrëveshjes”, tha Ashton duke theksuar se procesi teknik i transferit të vendimeve politike në praktikë nuk është i lehtë. Ajo ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, është i domosdoshëm për jetë më të mirë të banorëve në të dy vendet.

Gjatë qëndrimit në Beograd ajo u takua me zyrtarët më të lartë të Serbisë.

Presidenti Tomisllav Nikolliq tha se me gjasë Prishtina dhe Beogradi nuk do të kishin qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje pa Bashkimin Evropian dhe porositi se kjo është marrëveshje “për bashkëpunimin e ardhshëm më të mirë, nëse jo të fëmijëve tanë, atëherë të fëmijëve të fëmijëve tanë”.
XS
SM
MD
LG