Ndërlidhjet

SHBA: Konsiderohet “opsioni zero” për Afganistan


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney
Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Barack Obama, ende nuk ka marrë ndonjë vendim se sa trupa të Shteteve të Bashkuara, do të mbesin në Afganistan, pasi në fund të vitit 2014, të tërhiqet pjesa më e madhe e forcave luftarake amerikane.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha mbrëmë vonë se në mesin e skenarëve, të cilët po i shqyrton Obama, është edhe i ashtuquajturi “opsioni zero”, që do të thotë se nuk do të mbetet asnjë ushtar amerikan në Afganistan.

Ai theksoi se madhësia e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan, pas vitit 2014, do të përcaktohet pas negociatave me qeverinë afgane.

Këto komente u bënë pas raporteve në media se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Afganistani, vitin e ardhshëm, për shkak të tensioneve ndërmjet administratës së presidentit Barack Obama dhe qeverisë së presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.

Një zëdhënës i Karzait i ka hedhur poshtë çfarëdo bisedimesh për të ashtuquajturin “opsion zero”.
XS
SM
MD
LG