Ndërlidhjet

SHBA: Sulmuesi në Boston – në gjykatë


Pamje e një pjese të Bostonit
Pamje e një pjese të Bostonit
I akuzuari për sulmin me bombë në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, pritet që sot të paraqitet për të parën herë në gjykatë.

Tsarnaev, çeçen etnik 19 vjeçar, ishte akuzuar muajin e kaluar për vrasjen e tre njerëzve me bombë të përgatitur në shtëpi, në linjën e finishti të maratonës më 15 Prill në Boston, dhe më vonë për vrasjen e një oficeri policor universitar.

Vëllau i tij më i madh, për të cilin dyshohet se ishte bashkëpjesëmarrës, Tamerlan Tsarnaev, pat vdekur pas të shtënave me policinë.

Nga këto sulme me bomba në maratonën e Bostonit, poashtu u plagosën 264 vetë, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur pa këmbë.

Nëse shpallet fajtor, Dzhokhar Tsarnaev mund të dënohet me burg të përjetshëm ose me vdekje.

Ai do të paraqitet sot në Gjykatën e qarkut në Boston, ndërsa pritet që avokati i tij të deklaroj se klienti i tij nuk ndjehet fajtor.
XS
SM
MD
LG