Ndërlidhjet

Rusi: Kryengritësit kanë përdorë armatim kimik në Siri


Vitaly Churkin
Vitaly Churkin
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, thotë se ka dorëzuar dëshmi se kryengritësit sirianë kanë përdorë gaz sarin gjatë një sulmi.

Zoti Churkin tha mbrëmë se ekspertët rusë ishin lejuar ta vizitojnë lokacionin Khan al-Assal, afër qytetit Alepo, dhe kishin mbledhur atë që Churkin e cilësoi si dëshmi të dorës së parë.

Ambasadori Churkin u tha gazetarëve se hetimet e Rusisë kanë “gjetur” se forcat kryengritëse i kanë shkrepur 3 raketa në Khan al-Assal, më 19 Mars, duke vrarë 26 vetë, përfshirë edhe 16 ushtarë qeveritarë.

Sipas tij, raporti 80 faqësh, që ai e ka dorëzuar në Kombet e Bashkuara përmbanë rezultate, që “qartazi indikojnë” se raketat e hedhura në Khan al-Assal, kishin gaz sarin dhe se “ekziston çdo arsye të besohet se ishin luftëtarët e armatosur opozitarë, që kanë përdorë armatim kimik në Khan al-Assal”.

Qeveritë perëndimore thonë se nuk ka dëshmi se kryengritësit sirianë kanë përdorë armatim kimik.
XS
SM
MD
LG