Ndërlidhjet

Kinë: Rënie e eksportit për 3% në Qershor


Pamje nga kryeqyteti i Kinës, Pekin
Pamje nga kryeqyteti i Kinës, Pekin
Qeveria e Kinës thotë se eksporti i këtij vendi ka rënë për 3% në muajin Qershor. Poashtu, rënie ka pësuar edhe importi.

Të dhënat e publikuara sot nga Administrata e Përgjithsahme Doganore, tregojnë se Kina eksportoi artikuj në vlerë prej 174 miliardë dollarë në muajin qershor, ndërsa importi importi ishte 147 miliardë dollarë, që paraqet rënie për 0.7%, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Një zyrtar i kësaj administrate tha se rënia ishte shkaktuar nga kërkesa e ulët globale, rritja e kursit të jashtëm të valutave, dhe çmimi i fuqisë punëtore për eksportuesit kinezë.

Kryeministri Li Keqiang ka kërkuar që qeveria të “jetë e sigurt se shkalla e rritjes ekonomike, papunësia dhe indikatorët e tjerë, të mos rrëshqasin nën limitet e ulëta dhe inflacioni të mos e kaloj limitin e lartë”.
XS
SM
MD
LG