Ndërlidhjet

Egjipt: Autoritetet punojnë në formimin e qeverisë


Aldy Mansour (në mes) me rastin e dhënies së betimit për postin e presidentit në Kajro

Aldy Mansour (në mes) me rastin e dhënies së betimit për postin e presidentit në Kajro

Autoritetet e përkohshme të Egjiptit, gjatë ditës së sotme, po punojnë në formimin e qeverisë, një javë pasi Muhammad Morsi ishte përmbysur nga ushtria për shkak të protestave masive kundër tij.

Presidenti i përkohshëm Adli Mansour, dje e nominoi ekonomistin liberal dhe ish-ministrin e financave, Hazem el-Beblawi, për kryeministër, ndërsa ish-diplomatin në OKB, Muhammad ElBaradei, për postin e zëvendëspresidentit për çështjet e politikës së jashtme.

Një zëdhënës i zotit Mansour tha se postet në kabinetin e ri do t’i ofrohen edhe kampit islamik, përfshirë edhe lëvizjen Vëllazëria Myslimane e Muhammed Morsit.

Kjo lëvizje dje e refuzoi planin e presidentit Manosur që do të çonte në zgjedhje parlamentare brenda gjashtë muajsh.
XS
SM
MD
LG