Ndërlidhjet

logo-print

BE: Plan i centralizuar për mbylljen e kankave të dështuara


Jose Manuel Barroso

Jose Manuel Barroso

Bashkimi Evropian e ka shpallur edhe një pjesë kryesore të planit të vet, në kuadër të masave për kapërcimin e krizës ekonomike dhe financiare, duke e propozuar një projekt për sistem të centralizuar për tu marrë me bankat e dështuara.

Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian, që është dega ekzekutive e BE-së, tha sot se me propozimin e ri “do të jenë vetë bankat, e jo taksapaguesit evropianë, që do ta bartin barrën e humbjeve në të ardhmen”.

Rregulloret e përbashkëta për qasje të centralizuar do t’i zëvendësojnë strategjitë kombëtare, në kuadër të së cilave rregullatorët e bankave, shpeshherë kanë dëshmuar se nuk ishin mjaft të fuqishëm për tu marrë me bankat vendëse.

Por disa këtë e shohin si një propozim tjetër të Brukselit për çrrënjosjen e sovranitetit të vendeve anëtare, raporton AP nga Brukseli.
XS
SM
MD
LG