Ndërlidhjet

Seul: Bisedimet ndërmjet dy Koreve – pa marrëveshje


Makinat ushtarake të Koresë Jugore lëvizin për në kompleksin e përbashkët korean Kaesong në kufirin ndërmjet dy vendeve
Makinat ushtarake të Koresë Jugore lëvizin për në kompleksin e përbashkët korean Kaesong në kufirin ndërmjet dy vendeve
Bisedimet ndërmjet dy Koreve për rihapjen e parkut industrial të përbashkët sot kanë përfunduar pa arritjen e marrëveshjes.

Shefi i delegacionit të Koresë Jugore tha se rundi i ri i negociatave do të mbahet më 15 Korrik në një qytet kufitar në Korenë Veriore.

Parku industrial Kaesong është mbyllur në muajin Prill pas tensioneve të larata ndërmjet dy vendeve, të shkaktuara nga prova e tretë atomike e Koresë Veriore në muajin Shkurt të këtij viti.

I vendosur në pjesën kufitare në Korenë Veriore, kompleksi Kaesong është i kombinuar nga ndërmarrësit we Koresë Veriore dhe fuqia punëtore e lirë nga Koreja Veriore.

Ky praktikisht ishte projekti i fundit madhor i përbashkët i dy vendeve.
XS
SM
MD
LG