Ndërlidhjet

Policia gjermane arreston 5 mafiozë të dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Policia gjermane ka arrestuar pesë persona dhe ka konfiskuar një sasi të armatimit dhe drogës, në saje të një operacioni për shpërbërjen e një grupi italian të krimit të organizuar.

Katër italian dhe një maroken janë prangosur gjatë këtij operacioni, kurse si prova kanë gjetur kokainë, armë, municion dhe një sasi të konsiderueshme parash, të cilat do t’i paraqesin si prova.

Autoritetet në shtetin Hesse, thonë se kanë kryer bastisje në 17 lokacione të enjten kundër kësaj sindikate kriminale.

Policia thotë se bastisjet ishin pjesë e një hetimi kundër dhjeta të dyshuarve që besohet se i përkasin sindikatës Ndrangheta, që njihet si grup kriminal që trafikon drog dhe armë në nivel ndërkombëtar.

Forcat e rendit kanë zgjeruar hetimet pasi dyshojnë që në kuadër të veprimeve ky grup ka zhvatur bizneset italiane në Gjermani.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur.
XS
SM
MD
LG