Ndërlidhjet

Sa dinte Merkel për spiunimin amerikan?


Gjermani - Kancelarja Angela Merkel
Gjermani - Kancelarja Angela Merkel
Kancelarja Angela Merkel ka mbrojtur sot bashkëpunimin e Gjermanisë me shërbimet e inteligjencës amerikane, duke hedh poshtë krahasimet e teknikave të tashme të përgjimit me ato që janë përdorur në Gjermaninë Lindore komuniste.

Dy muaj para zgjedhjeve në Gjermani, e përjashmja Der Spiegel ka shkaktuar një fortunë në opinion pasi publikoi një shkrim ku thuhet se Agjencia Kombëtare Amerikane e Sigurisë (NSA) ka punuar ngushtë me spiunët gjerman.

Opozita i ka bërë presion Merkel që të tregoj se në ç’masë ka pasur ajo njohuri për taktikat amerikane të spiunimit, ndërsa ka ngrit dyshime se kancelarja ishte e befasuar kur doli në shesh skandali i përgjimeve.

Kancelarja gjermane ka dërguar ministrin e saj të brendshëm për të diskutuar këto tema me zyrtarët amerikan në Washington.

Në një intervistë për Die Zeit, Merkel ka thënë se ekziston një nivel i bashkëpunimit me shërbimet amerikane, i nevojshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Për dekada, shërbimet e inteligjencës kanë punuar bashkërisht me kushte specifike, të cilat janë të rregulluara me ligj, dhe kjo i shërben sigurisë sonë”, ka thënë Merkel.

Spiunimi nga ana e qeverisë është një temë jashtëzakonisht e ndieshme në Gjermani, për shkak të mbikëqyrjes së madhe dhe të gjatë që kanë përjetuar banorët e Gjermanisë Lindore dhe periudhën në kohën e nazizmit të Hitlerit.

Nëse ngriten dyshime se Merkel dinte më shumë për spiunimin sesa që ka thënë në publik, atëherë kjo temë mund të bëhet një patate e nxehtë gjatë zgjedhjeve.

Merkel i ka thënë Die Zeit se ka nevojë për të diskutuar në opinion baraspeshën ndërmjet të privatësisë dhe sigurisë, por se mbrojtja kundër terrorizmit nuk është e mundur pa opsionin e mbikëqyrjes elektronike.
XS
SM
MD
LG