Ndërlidhjet

Siri, thirrje për luftë ndaj Alevitëve


Siri -- Pjesa e djegur e xhamisë Umayyad në qytetin e vjetër Aleppo

Siri -- Pjesa e djegur e xhamisë Umayyad në qytetin e vjetër Aleppo

Një klerik islamist me ndikim, i cili është bërë komandant në krahun e kryengritësve sirian, ka bërë thirrje të mërkurën që kryengritësit të përqendrojnë luftën ndaj Alevitëve besnik të regjimit të Bashar al-Assad për të krijuar një “balancë të terrorit”.

Pas marrjes nën kontroll të një pjese të madhe të territorit verior dhe lindor të shtetit, kryengritësit po përpiqen që të dobësojnë pozitën e Assad-it, në qytetet e mëdha dhe epiqendrën e mbështetësve të tij Alevitë që shtrihet përgjatë brengdetit të mesdheut, i cili deri më tani ka qenë i paprekur nga lufta civile.

“Duhet të përqendrohemi në burimin e tyre dhe infrastukrurën. Nëse [Alevitë] vazhdojnë të jetojnë, sikur po jetojnë tani në paqe dhe siguri, dhe besnik ndaj regjimit, ata nuk do të preken nga lufta. Ata nuk do të mendojnë së braktisuri Assad-in”, ka thënë kleriku Sheik Anas Ayrout.

Ai ka udhëhequr demonstratat kundër Assad në qytetin bregdetar Banias në fillim të konfliktit, para se do të krijojë njërën prej brigadave më me ndikim dhe me fuqi të kryengritësve.

Forcat e Ayrout janë pjesë e Frontit për Çlirimin e Sirisë, që ka mijëra luftëtarë në kuadër të brigadës. Kleriku islamist është edhe pjesë e Koalicionit Kombëtar Sirian.

“Alevitë ndihen të relaksuar përderisa zonat të cilat kanë dal nga kontrolli i regjimit gjithnjë e më shumë po bombardohen nga forcat e al-Assad”, ka thënë Ayrout, duke iu referuar zonave veriore, lindore dhe qendrës së shtetit.

“Nëse nuk krijojmë bararaspeshë të terrorit, beteja nuk do të mund të vendoset”, ka thënë ai.

Mbi 100,000 njerëz kanë vdekur në Siri, gjatë luftës dyvjeçare. Ajo u nis pasi forcat e Assad-it kanë shtënë kundër protestuesve pro-demokracisë, që provokoi më shumë konfliktin e armatosur.

Alevitë, që rrjedhin nga shiitët, përbëjnë rreth 12% të popullatës në Siri.
XS
SM
MD
LG