Ndërlidhjet

ShBA fton Kinën që të ndal sulmet kibernetike


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden i ka bërë sot thirrje Kinës që të ndal vjedhjet dhe sulmet kibernetike.

Duke folur në konferencën e përvjetshme ndërmjet të dy gjigantëve, Biden tha se të dy kombet mund të kenë benefite nga “një internet i hapur, i sigurt dhe i besueshëm”.

Washingtoni ka akuzuar Pekinin se ka ndërmarr një fushatë të egër të sulmeve kibernetike dhe hakimit kundër agjencive dhe koorporatave amerikane.

Një studim i publikuar së fundi tregon se këto vjedhje përmes internetit i kushtojnë miliona dollarë kompanive amerikane çdo vit.

Kina ndërkaq, pretendon se edhe ajo është viktimë e hakimit.

Akuzat të tilla të ndërsjella ka fituar peshë pasi Edward Snowden, një ish-kontraktor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) tha se Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar rrjetin e internetit të Azisë.
XS
SM
MD
LG