Ndërlidhjet

OKB-ja dërgon specialistë kimikë në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Dy zyrtarë të Kombeve të Bashkuara do të udhëtojnë në Damaskqë të diskutojnë rreth hetimit të përdorimit të dyshuar të armëve kimike në Siri.

OKB-ja thotë se kreu i ekipit, Ake Sellstrom dhe Angela Kane kanë pranuar një ftesë nga autoritetet e atjeshme për të udhëtuar në Siri.

Ky njoftim vjen pak orë pasi opozitarët e mbledhur rreth Koalicionit Kombëtar Sirian hodhën poshtë akzuat e Rusisë se kryengritësit kanë përdorur gazin sarin gjatë luftimeve në Aleppo.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin ka thënë se akuzat janë të bazuara në analizat e shkencëtarëve rus.

Qeveria dhe kryengritësit sirian kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike në luftimet.
XS
SM
MD
LG