Ndërlidhjet

Princesha saudite akuzohet për trafikim


Ilustrim

Ilustrim

Një princeshë saudite është akuzuar për trafikim me njerëz, pasi në banesën e saj luksoze në Kaliforni, ka mbajtur pa vullnetin e saj një shërbëtore me prejardhja nga Kenija, raportojnë mediet amerikane.

Dyzetedy vjeçarja Meshael Alayban është arrestuar të mërkurën mbrëma në shtëpinë e saj.

Prokurorët pandehin se Alayban ka konfiskuar pasaportën e shërbëtores dhe e ka detyruar atë të punoj 16 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për vetëm 220 dollarë në muaj, shkruan e përditshmja Los Angeles Times.

Një gjykatës ka vënë çmim prej 5 milionë dollarë peng për lirimin e Alayban nga burgu.

Prokurorët thonë se e dyshuara është gruaja e princit saudit Abdulrahman bin Nasser bin Abdulaziz al Saud.

Nëse gjendet fajtore për këto akuza, Alayban mund të dënohet me 12 vjet burg.
XS
SM
MD
LG