Ndërlidhjet

Irani zgjeron kapacitetet bërthamore, thotë NCRI


Ilustri

Ilustri

Një grup iranian që vepron në ekzil thotë se ka prova që Irani po ndërton një central të ri bërthamor në fshehtësi.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), që është i strehuar në Paris, tha të enjten përmes një deklarate se tashmë janë ndërtuar tunelet nëntokësore për këtë central, në qytetin Damavand, që gjendet 70 kilometra në veri-lindje të Teheranit.

Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK) që është pjesë e NCRI, thotë se ky lokacion ka ekzistuar qysh në vitin 2006 dhe se Mohsen Fakrizadeh, që është zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare, menaxhon me një kompani e cila mbikëqyr projektin “bërthamor, biologjik dhe kimik” iranian.

Kjo organizatë që është themeluar në vitet e gjashtëdhjeta për të kundërshtuar sundimin e Shahut, ka ekspozuar edhe në të kaluarën lokacione të dyshuara për programet bërthamore të Iranit.

Mirëpo. MEK është konsideruar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara deri vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG