Ndërlidhjet

Egjipti denon komentet e Iranit


Egjipt – Presidenti i rrëzuar i Egjiptit Mohamed Mursi, gjatë takimit me presidentin iranian Mahmoud Ahmedinejad, 05Shkurt2013
Egjipt – Presidenti i rrëzuar i Egjiptit Mohamed Mursi, gjatë takimit me presidentin iranian Mahmoud Ahmedinejad, 05Shkurt2013
Egjipti ka akuzuar Iranin për “ndërhyrje të papranueshme” në çështjet e brendshme, pasi Teherani ka kritikuar largimin e presidentit islamist Muhammed Morsi nga ushtria.

Të hënën, Irani e ka quajtuar shkarkimin e Morsi si një “arsye për brengosje”, dhe ka thënë se “të huajt” e ka montuar këtë gjë në Egjipt.

Të enjten ndërkaq ministria e punëve të jashtme të Egjiptit ka lëshuar një komunikatë ku shpreh “pakënaqësi të jashtëzakonshme” me komentet e Teheranit.

Ky incident paraqet ftohje të raporteve ndërmjet të dy fuqive më të mëdha rajonale, pas një periudhë një vjeçe, që kur Morsi ishte zgjedhur president në vitin 2012.

Presideni iranian Mahmud Ahmedinejad ka vizituar Kajron në muajin shkurt, që ishte e para pas më se tri dekadave.

Megjithatë, edhe pas kësaj vizite, të dy shtetet kishin qëndrime të kundërta për luftën në Siri, pasi shitët iranian mbështesin presidentin e atjeshëm Bashar al-Assad, kurse Egjipti me shumicë Suniite përkrah kryengritësit opozitar.
XS
SM
MD
LG