Ndërlidhjet

Bosnja varros 409 viktima tjera të Srebrenicës


Memoriali Potoçari - 409 arkivole të viktimave të Masakrës së Srebrenicës të vitit 1995, në Bosnje e Hercegovinë, 11Korrik2013
Memoriali Potoçari - 409 arkivole të viktimave të Masakrës së Srebrenicës të vitit 1995, në Bosnje e Hercegovinë, 11Korrik2013
Mbetjet mortore të më se 400 viktimave të masakrës së Srebrenicës, janë rivarrosur të enjten.

Dhjetëra mijëra njerëz morënn pjesë në ceremoninë mortore, që ngjau në përvjetorin e tetëmbëdhjetë të masakrës së vitit 1995, ku u vranë masovisht mbi 8,000 muslimanë boshnjak, burra dhe fëmijë nga forcat serbe të Bosnjës.

Mbetjet e 5,657 viktimave, të identifikuara përmes testit të ADN-së, pushojnë në qendrën memoriale Potoçari, që kur ka nisur varrosja në këtë vend.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka shpreh respekt për viktimat e masakrës së Srebrenicës, 18 vjet pas “gjenocidit të kryer” atje.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruaj dhimbjen që ndien një nënë apo babë kur varros fëmijën e vet. Dhe, asnjë fjalë nuk mund të ngushëlloj mendjen e familjeve të viktimave. Megjithatë, ajo çfarë mund të bëjmë ne është që të tregojmë respekt për këto humbje, të refuzojmë mohimin e gjenocidit, dhe si masë konkrete, të mbështesim drejtësinë”, ka thënë Ashton.

Gjatë muajit prill të këtij viti, në një intervistë për televizionin boshnjak, presidenti serb Tomisllav Nikolliq, ka kërkuar falje për të gjitha “krimet” e kryera nga serbët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, përfshirë Srebrenicën.

Mirëpo, ai ka refuzuar që t’i quajë krimet në Srebrenicë si gjenocid, ashtu siç i ka njohur ato rrethana lufte, prokuroria e Gjykatës së Hagës, e cila gjë ka zbehur deklaratën e tij në opinionin vendor dhe ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG