Ndërlidhjet

Vriten gjatë iftari 14 ushtarë irakian


Ilustrim
Ilustrim
14 oficerë ushtarak në Irak janë vrarë, pak minuta pasi kishin mbaruar së agjeruari dhe po hanin iftarin, në krahinën perëndimore Anbar, njoftuan të enjten autoritetet.

Sipas forcave të rendit, një person i armatosur ka arritur që t’i shmanget postbllokut ushtarak, ndërsa ka zënë në befasi oficerët që po mbaronin ditën e parë të agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të mërkurën pas perëndimit të diellit.

Ky është incidenti i fundit i përgjakshëm në Irak në të cilin militantët që nga muaji prill kanë vrarë më se 2,000 njerëz.

Ende askush nuk ka marr përsipër këtë sulm.

Militantët Sunnii, përfshirë edhe celulën e Al-Kaidas në Irak, shpesh sulmojnë forcat e sigurisë dhe infrastukturën vitale të naftës në këtë shtet, në përpjekje për të dobësuar regjimin e qeverisë Shiite.
XS
SM
MD
LG