Ndërlidhjet

Patriku Kiril: Rusët bëjnë qejf të tepruar!


Kreu i i Kishës Ortodokse Ruse Patriku Kiril
Kreu i i Kishës Ortodokse Ruse Patriku Kiril
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse Patriku Kiril i ka bërë thirrje rusëve që të bëjnë më pak qejf dhe të shpenzojnë më shumë kohë të lirë në kishë.

Kleriku ortodoks rus tha të enjten se në jetën e rusëve ka “më shumë qejf sesa që duhet”.

Sipas tij, njerëzit po shpenzojnë shumë energji të tyre duke punuar dhe se duhet të shpenzojnë kohën e tyre në izolime, dhe vende të qeta në vend se të bëjnë festë dhe qejf gjatë pushimeve.

Ai madje dha edhe një prefenrecë turistike, duke thënë se arqipelagu Valaam, që është afër kufirit me Finlandën, është vendi i duhur si destinim për pushime.

Valaam është qyteza që strehon një manastir të shekullit të XIV-të, ndërsa ka një popullatë prej afro 600 banorëve, njofton Interfaks.
XS
SM
MD
LG