Ndërlidhjet

Hagë: Rikthehet akuza për gjenocid kundër Karaxhiqit


Në Potoçari afër Srebrenicës në Bosnjë Hercegovinë janë rivarrosur 409 mbetje mortore
Në Potoçari afër Srebrenicës në Bosnjë Hercegovinë janë rivarrosur 409 mbetje mortore
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në ish Jugosllavi, i ka rikthyer akuzat për gjenocid kundër ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, pas apelit nga prokurorët.

Karaxhiqi ballafaqohet edhe me 10 akuza të tjera, përfshirë edhe atë për orkestrimin e e masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995.

Vendimi i Gjykatës së Hagës u bë sot, në ditën kur është shënuar 18 vjetori i masakrës më mizore në tokën evropiane, prej periudhës së nazistëve.

Në fshatin e Bosnjës, Srebrenica, sot janë rivarrosur 409 mbetje mortore të masakrës, që janë zbuluar kohëve të fundit.

Më 11 Korrik të vitit 1995 forcat serbe të Bosnjës e pushtuan këtë fshat, që ishte i mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, dhe i ekzekutuan më se 8 mijë burra e djem myslimanë, brenda disa ditësh.
XS
SM
MD
LG