Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Magnitsky shpallet fajtor pas vdekjes


Pamje e Sheshit të Kuq në Moskë

Pamje e Sheshit të Kuq në Moskë

Një gjykatë në Moskë ka gjetur se avokati i ndjerë Sergei Magnitsky, ishte fajtor për mospagesë të taksave.

Magnitsky, që punonte për fondin e investimeve Hermitage Investment, vdiq në vitin 2009, në paraburgim në Moskë, pasi ishte rrahur dhe nuk i ishte dhënë ndihmë mjeksëore.

Ky është rasti i parë në Rusi, që mbahet proces gjyqësor kundër njeriut të vdekur.

Magnitsky ishte akuzuar për fshehje të taksave, në vitin 2008, pasi e kishte zbuluar vjedhjen masive të fondeve shtetërore nga zyrtarët rusë.

Paraburgimi i tij 11 muajsh dhe vdekja kanë nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara është miratuar legjislacioni me të cilin imponohen sanksione kundër zyrtarëve të Rusisë të involvuar në këtë rast.

Gjykata e Moskës, sot poashtu, ka vendosur që shefi i kompanisë, William Bowder, të shpalllet fajtor për fshehje të taksave dhe e ka dënuar atë në mungesë me 9 vite burg.
XS
SM
MD
LG