Pentagoni ka njoftuar se presidenti Barack Obama, ka urdhëruar rishqyrtim të ndihmës për Egjiptin.
Në një deklaratë të mbrëmshme, Pentagoni tha se Obama e ka ndërmarrë këtë aksion “duke pasur parasysh zhvillimet e javës së fundit” në Egjipt.
Ndihma amerikane për Egjiptin arrinë shumën prej 1.3 miliardë dollarë në vit.
Shtëpia e Bardhë ende po debaton nëse do ta cilësoj përmbysjen e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, si grushtshtet. Nëse kjo ndodhë, atëherë detyrimisht duhet të ndalet ndihma.
Zyrtarë të Ministrisë së mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara thonë se ende planifikojnë dërgimin e katër aeroplanëve luftarakë F-16 për Egjiptin, muajin e ardhshëm.
Më herët, autoritetet e përkohshme të Egjiptit kanë urdhëruar arrestimin e liderëve të Vëllazërisë Myslimane të Morsit, duke i akuzuar ata për dhunën e së Hënës, ndërmjet mbështetësve të Morsit dhe forcave të sigurisë, me ç’rast u vranë 51 vetë, shumica prej tyre protestues.