Ndërlidhjet

SHBA: Obama ende e analizon çështjen e trupave në Afganistan


James Dobbins
James Dobbins
I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan, James Dobbins, thotë se presidenti Barack Obama, ende po e analizon çështjen e opsioneve ushtarake për Afganistanin, pas tërheqjes në vitin 2014.

Zoti Dobbins i tha sot një komiteti të Senatit se Uashingtoni nuk do t’i lë të vetmuar afganët, derisa ata e ndërtojnë vendin e tyre.

Ai tha se diskutimet që po vazhdojnë pritet të rezultojnë me një marrëveshje për praninë e ardhshme ushtarake amerikane në Afganistan.

Sipas tij, për dallim nga irakianët, afganët dëshirojnë që trupat amerikane të mbeten në vendin e tyre.

Dobbins tha se misioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara pas vitit 2014, me gjasë, do të fokusohet në goditjen e mbetjeve të al-Kaidës.

Aktualisht në Afganistan shërbejnë afro 66 mijë trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG