Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm vdekjeprurës me bombë në një xhami shiite


Pamje nga kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad

Pamje nga kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad

Policia në Pakistan thotë se një bombë ka eksploduar afër një xhamie shiite në pjesën veriperëndimore, me ç’rast janë vrarë dy vetë dhe plagosur së paku tre të tjerë.

Sulmi i sotëm ndodhi në fshatin Kacha Pakka, në provincën Khyber Pakhtunkva.

Zyrtarët thonë se pasjisja shpërthyese ishte e ngjitur në një motoçikletë të parkuar.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Gjatë viteve të fundit, militantët sunitë në Pakistan i kanë shpeshtuar sulmet kundër shiitëve pakicë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut i kanë kritikuar autoritetet e Pakistanit për mosveprim të mjaftueshëm për ta ndalur dhunën.
XS
SM
MD
LG