Ndërlidhjet

Egjipt: Vëllazëria proteston deri në kthimin e Morsit


Pamje nga një tubim i mbështetësve të Mohammad Morsit

Pamje nga një tubim i mbështetësve të Mohammad Morsit

Lëvizja Vëllazëria Myslimane e presidentit të përmbysur Mohammad Morsi thotë se do të protestoj derisa ai të kthehet në postin e presidentit të Egjiptit.

Njëri nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje, Essam al-Erian ka bërë thirrje për “tubime dhe demonstrata të qeta” gjatë fundjavës.

Kjo lëvizje i ka refuzuar thirrjet e ushtrisë që ta pranoj planin për zgjedhje të reja.

Në një zhvillim të ndërlidhur, zyrtarët thanë se prokurorët po i hetojnë akuzat se Morsi kishte ikur nga burgu me ndihmën e grupit militant Hamas, gjatë revolucionit në vitin 2011.

Ata thanë se prokurorët kanë mbledhur dëshmi nga një gjykatë në qytetin Ismailia në Kanalin e Suezit, për hetime lidhur me dyshimet për ikjen e liderit islamik Morsi dhe të 30 bashkëpunëtorëve të tij nga burgu.

Njëherësh, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka shfaqur shqetësim lidhur me vazhdimin e burgosjeve dhe fletarresteve për pjesëtarët e Vëllazërisë Myslimane, pasi ushtria e përmbysi Morsin nga presidenca javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG