Ndërlidhjet

logo-print

Sot pro dhe kundër-Morsi protesta në Egjipt


Ilustrim

Ilustrim

Kundërshtarët dhe përkrahësit e presidentit të përmbysur egjiptian Muhamed Morsi do të protestojnë të premtën në Kajro dhe qytete tjera të Egjiptit.

Vëllezëria Myslimane është zotuar se do të vazhdojë të protestojë përderisa Morsi të mos kthehet në pushtet.

Zyrtarët thonë se Morsi vazhdon të mbahet në një kompleks të Gardës Republikane në Kajro, ku ushtarakët dyshohet se vranë më se 50 protestues islamist të hënën gjatë përleshjeve që intensifikuan zemërimin.

Katër ushtarë janë vrarë po ashtu në këtë betejë që forcat thonë se është nis nga terroristët.

Në ndërkohë, zyrtarët amerikan thanë të enjten mbrëma se ata do të vazhdojnë me planet e tyre për t’i dërguar Egjiptit katër aeroplan luftarak F-16, përkundër debatit në Washington nëse përmbysja e Morsi nga ushtria përbënë ligjërisht një grushtet apo jo, e që do të ndikonte në ndaljen e ndihmës amerikane për këtë shtet.
XS
SM
MD
LG