Ndërlidhjet

ShBA dhe Kina ndeshen për rastin Snowden


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë shfaq kundërshtime të thella për qasjen e Pekinit rreth çështjes ish-kontraktorit të agjencisë amerikane të spiunimit në arrati Edqard Snowden.

Nënsekretari amerikan i shtetit William Burns ka thënë se Washingtoni ishte “shumë i zhgënjyer” përse Kina nuk e ekstradoi Snowden nga Hong Kong-u për në Shtetet e Bashkuara, ku ai kërkohet për përhapje të dokumenteve sekrete amerikane.

“Kur ne hasim në dallime, ose çështje të ndieshme, duhet t’i adresojmë ato menjëherë në konsultim me njëri-tjetrin, andaj edhe jemi të zhgënjyer me mënyrën se si autoritetet e Pekinit në Hong-Kong iu qasën rastit Snowden, që ka minua përpjekjet tona për ndërtimin e një besimi të nevojshëm për të menaxhuar çështjet e vështira”, ka thënë Burns.

Këshilltari shtetëtor i Kinës Yang Jielchni tha se Hong Kongu gjysmë-autonom ka vepruar në bazë të ligjeve të veta.

“Sa i përket rastit të Snowden, Qeveria Qendrore e Kinës ka respektuar gjithmonë qeverinë e Hong Kongut, dhe mënyrën se si ky rajon administrativ special merret me çështjet e ndryshme, në përputhje me ligjin. Qasja e Hong Kongut për menaxhimin e rastit Snowden, nuk është për t’u kritikuar”, tha ai.

Dy zyrtarët e lartë shtetëror i bënë këto komente pas bisedimeve të nivelit të lartë bilateral që u zhvilluan për dy ditë në Washington.

Snowden ka fluturuar nga Hong Kongu për në Moskë muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG