Ndërlidhjet

Irlanda legalizon abortin, por me kushte


Ilustrim
Ilustrim
Pas një debati maratonik, parlamenti irlandez ka votuar të premtën për të lejuar abortin, në kushte specifike.

Shteti katolik ka kaluar përmes një debati të nxehtë që zgjati për muaj të tërë rreth këtij votimi.

Kurse vetëm në parlament diskutimet zgjatën gati tri ditë.

Sipas ligjit, aborti do të lejohet vetëm në ato raste kur mjekët konstatojnë se jeta e një nëne rrezikohet nga shtatzania e saj.

Qeveria e kryeministri irlandez Enda Kenny ka përpiluar ligjin, pas një incidenti që ndodhi vitin e kaluar, ku një grua vdiq në një spital të Irlandës nga helmimi i gjakut, pasi nuk i lejohej që të abortoj.

Konservativët katolik janë zotuar se do të rrëzojnë qeverinë e Kenny, pasi ka shkelur premtimin e tij elektoral të dhënë në vitin 2011, se nuk do të legalizoj abortin.
XS
SM
MD
LG