Ndërlidhjet

Indonezi trazirat- Vriten 5 ikin 89 të burgosur


Ilustrim

Ilustrim

Pesë njerëz janë vrarë, ndërsa dhjeta të burgosur kanë ikur nga një burg pas trazirave që shpërthyen, në krahinën veriore Sumatra të Indonezisë.

Në mesin e të arratisurve ka edhe të dënuar për terrorizëm, njoftoi policia sot duke shtuar se gjendja është qetësuar në këtë institucion.

Të burgosurit kishin arritur të dalin nga qelitë dhe t’ia vënë flakën një dhomë administrative në burgun Tanjung Gusha të enjtën mbrëma, pasi paraprakisht ishte ndalur rryma, thotë policia.

Sipas autoriteteve, në mesin e viktimave janë tre të burgosur dhe një gardian i burgut, kurse 150 të burgosur kanë arritur të ikin.

Pas një operacioni kërkimi, policia ka arritur të gjej 61 të arratisur, përfshirë 2 nga 11 të dënuar për terrorizëm.

Televizionet lokale shfaqnin pamje nga burgu, ku shihen qindra policë dhe ushtarë që kanë rrethuar burgun, ndërsa të burgosurit kishin hipur mbi kulmin e ndërtesës së qendrës korrektuese.

Sipas autoriteteve, burgu ishte ndërtuar për të mbajtur 1054 të burgosur, ndërsa në kohën e trazirave në të gjendeshin 2600 të burgosur.
XS
SM
MD
LG