Ndërlidhjet

Snowden takon sot grupe për të drejta të njeriut


Ilustrim

Ilustrim

Ish-kontraktori i agjencive amerikane të spiunimit, Edward Snowden ka kërkuar të takohet me grupet kryesore globale për të drejtat e njeriut dhe një avokat rus në aeroportin e Moskës.

Snowden ka mbet i ngujuar në zonën transitore të aeroportit rus, tash e tri javë, prej se është largur nga Hong Kongu.

Agjencia ruse e lajmeve Interfaks njoftoi se i arratisuri amerikan ka kërkuar takim me përfaqësues të Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Një avokat rus me nam Genrikh Pavda iu ka konfirmuar medieve se edhe ai ka pranuar ftesë për takim me Snowden të premten pasdite në aeroportin e Moskës.
XS
SM
MD
LG