Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri i NATO-së në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Misioni i NATO-së në Afganistan njoftoi sot se një helikopter i saj është rrëzuar në krahinën veriore të këtij shteti në Baghlan.

Një zëdhënës i Forcës Asistuese Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan (ISAF) Will Driffen konfirmoi për Radion Evropa e Lirë këtë incident, por pa dhënë më shumë detaje.

Guvernatori i provincës ku raportohet se u rrëzua fluturakja tha për radion se incidenti ka ndodhur të enjtën mbrëma në një fshat të largët malor.

Një anëtar i këshillit krahinor, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, tha se një operacion i gjerë ushtarak kishte ngjarë në këtë zonë, pak para se të rrëzohej helikopteri i NATO-së.
XS
SM
MD
LG