Ndërlidhjet

Pesëqind milionë euro kushton largimi i Costa Concordia


Itali - Anija Costa Concordia, vazhdon të mbetet gjysmë e përmbytur në brigjet e ishullit Giglio

Itali - Anija Costa Concordia, vazhdon të mbetet gjysmë e përmbytur në brigjet e ishullit Giglio

Largimi i anijës së përmbytur Costa Concordia nga ishulli italian Giglio, do të kushtoj 500 milionë euro, njoftoi të premten pronari i anijes, dikur, luksoze.

Tetëmbëdhjetë muaj pas katastrofës, kjo lundruese vazhdon të qëndroj e shtrirë në afërsi të bregdetit.

Ajo pritet të drejtohet gjatë muajit shtator, më pas të tërhiqet deri në port, dhe në fund të copëtohet e çmontohet.

Në korrik të vitit 2012, pronarja e anijes, kompania Costa Crociere, lajmëroi se largimi i lundrueses do të kushtoj 236 milionë euro. Në janar, vlerësimi ishte rritur në 400 milionë euro.

Banorët lokal presin me padurim që t’u largohet nga brigjet e derit anija e përmbytur, pasi e shohin me zymtësi dhe si rrezik për turizmin.

Anija Costa Concordia ngeci në shkëmbinjtë e bregdetit më 13 janar 2012.
Nga 4229 pasagjerë sa kishte në vete, 32 prej tyre vdiqën.

Gjykimi kundër kapitenit të anijes Francesco Schettino, do të filloj më 17 korrik.
XS
SM
MD
LG