Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga dhe shefja e USAID-it nënshkruan marrëveshje


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefja e misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, kanë nënshkruar një marrëveshjen për asistencë ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës, me të cilën ofrohet asistencë për Kuvendin e Kosovës, partitë politike dhe qeverisjen e mirë.

Sipas një komunikate nga zyra e presidentes Jahjaga, fushat programore që mbulohen me këtë marrëveshje janë: “Sundimi efektiv i ligjit”, “Baza makroekonomike për zhvillim”, ” Përmirësimi i ambientit afarist”, “Bujqësia”, “Lehtësimi i kredive dhe ndërmjetësimi financiar”, “Rinia, punësimi dhe pjesëmarrja”, ”Lidershipi transformues”, ” Zbutja e konfliktit”, “Energjia”, “Qeverisja e mirë“, ”Asistenca për Kuvendin” dhe “Mbështetja programore”.
XS
SM
MD
LG