Ndërlidhjet

logo-print

Vatikani ngrinë konto e Monsinjor Nunzio Scarano


Vatikan - Sheshi i Shën Pjetrit

Vatikan - Sheshi i Shën Pjetrit

Vatikani bëri të ditur të premten se ka ngrirë fondet që i takojnë një kleriku të lartë, që gjendet në qendër të vëmendjes për shpëlarje të dyshuar të parave.

Hetimet në këtë rast ka gjasa që të shtrihen edhe ndaj individëve të tjerë, ka lajmëruar Vatikani për të argumentuar veprimin e sotëm.

Shefi i prokurorisë në këtë shtet-qytet, urdhëroi që mjetet që gjenden në Bankën e Vatikanit në emër të Monsinjorit Nunzio Scarano, i akuzuar për përfshirje në komplotin e kontrabandimit të 20 milionë euro në para të thata në Itali, duhet të qëndrojnë të paprekura derisa të mbarojnë hetimet.
XS
SM
MD
LG