Ndërlidhjet

Qeveria e re e Egjiptit kompletohet javën tjetër


Kajro- Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit Hazem el-Beblawi, 12Korrik2013.

Kajro- Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit Hazem el-Beblawi, 12Korrik2013.

Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit lajmëroi sot se brenda tri ditëve do të emëroj anëtarët e kabinetit të tij, ndërsa ka shumë gjasa që javën e ardhshme të japin betimin.

Liberali Hazem el-Beblawi, që shërbeu edhe si ministër i financave, është emëruar si kryeministër i përkohshëm pasi ushtria përmbysi nga pushtetit presidentin e zgjedhur të Egjiptit Mohamed Morsi më 3 korrik.

Qeveria e përkohshme pritet të drejtoj shtetin sipas një udhërrëfyesi që ka hartuar ushtria për të rivendosur sundimin civil.

Në ndërkohë, kundërshtarët dhe përkrahësit e Morsi po protestojnë në Kajro dhe qytete tjera të Egjiptit.

Protestat rivale kanë ngjall frikën se ato mund të eskalojnë në dhunë.
XS
SM
MD
LG