Ndërlidhjet

Siri: Al-Kaida vret një komandant të FSA-së


Siri - Shefi i Shtabit të Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë (FSA) Riad al-Asaad (Q) (ilustrim)

Siri - Shefi i Shtabit të Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë (FSA) Riad al-Asaad (Q) (ilustrim)

Ushtria për Çlirimin e Sirisë (FSA) thotë se grupe e lidhura me Al-Kaidan kanë vrarë një prej kryekomandantëve të saj.

Zëdhënësi i FSA-së tha të premten se anëtari i lartë i liderëve ushtarak Kamal Hamami, ëstë vrarë në qytetin portual Latakia, nga luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, raporton se Hamami është vrarë të enjtën në luftimet ndërmjet të dy fraksioneve për të marr kontrollin e një post-blloku në Latakia.

Sipas FSA-së, vrasja e komandantit paraqet “një zhvillim shumë serioz”, dhe ajo mund të përshkallëzoj çarje ndërmjet grupeve rivale të moderuara dhe atyre radikale, që po luftojnë për të përmbys presidentin Bashar al-Assad.

Kjo i shton edhe më shumë antagonizmit në rritje ndërmjet të FSA-së dhe islamistëve, të cilët nganjëherë kanë bashkuar forcat në fushëbetejë.
XS
SM
MD
LG