Ndërlidhjet

Taxhikistan - Mbyllen 5 nga 6 medreset në vend


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Taxhikistan kanë mbyllur pesë nga gjashtë medreset legale në këtë shtet.

Shefi i departamentit të çështjeve fetare për krahinën Sughb, Abdulkhakim Sharipov, i ka thënë medieve të premten se vendimi është marrë nga qeveria qendrore.

Sipas tij, veprimet e këtyre shkollave islame janë suspenduar për shkak seu mungonin lejet adekuate nga ministria e arsimit.

Ai ndërkaq nuk ka ditur të shpjegojë se përse deri më tani këto medrese janë lejuar që të veprojnë, kur nuk kishin lejet e nevojhme.

Të pesë shkollat fetare gjenden në krahinën veriore Sughb në territorin e Taxhikistanit, të Luginës Ferghana.

Kjo luginë është në kufi me Uzbekistanin dhe Kirgistanin, dhe njihet për traditat dhe rrënjët e lashta islamike.

Një numër i madh i ekstremistëve të dyshuar islamist dhe anëtarë të grupeve të tilla, janë arrestuar në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG