Ndërlidhjet

logo-print

Merdare: Policia serbe konfiskon barna kontrabandë


Ilustrim

Ilustrim

Policia serbe në pikën kufitare të Merdares ka konfiskuar barna të kontrabanduara, në vlerë prej 25,000 euro, thuhet në një njoftim të doganave të Serbisë.

Sipas kësaj komunikate sasia e medikamenteve nuk ishte lajmëruar tek doganierët serbë, nga ngasësi i automjetit i cili ishte ndal pë kontroll para kalimit të kufirit dhe hyrjes për në Kosovë.

I dyshuar, siç raporton agjencia e lajmeve Beta, është me nënshtetësi të Serbisë por i nacionalitetit turk.

Barnat thuhet se ishin të prodhuara në Turqi, ndërsa kishin për destinacion Kosovën.

Këto barna, sipas specifikacionit të autoriteteve serbe, përdoren për shërimin e sterilitetit, menstruacioneve të çrregullta, dhe simptomave të menopauzës.
XS
SM
MD
LG