Ndërlidhjet

OKB: Malala thotë se nuk do të heshtë nga kërcënimet terroriste


Malal gjatë fjalimit të saj në Kombet e Bashkuara

Malal gjatë fjalimit të saj në Kombet e Bashkuara

Vajza e re pakistaneze, që bënë fushatë për paqe, Malala Yousafzai, tha sot në Kombet e Bashkuara se ajo nuk do të heshtë nga kërcënimet terroriste.

Në fjalimin e saj të parë publik, prej se ishte qëlluar në kokë nga talibanët në Pakistan, vitin e kaluar, Malala tha se talibanët kanë “dështuar” që ta heshtin atë.

Ajo ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për arsim të përgjithshëm për të gjithë fëmijët, duke vlerësuar se ky është “opsioni i vetëm”.

Këto komente ajo i bëri në Asamblenë e të Rinjëve të Kombeve të Bashkuara, ku morën pjesë afro 500 liderë të të rinjëve nga 85 vende.

Në këtë zhvillim ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhe ish-kryeministri birtanik, Gordon Brown, aktualisht i dërguar special i OKB-së për arsimimin global.

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 12 Korrikut si Ditë të Malalës.

Manifestimi i sotëm në OKB u bë në ditëlindjen e saj të 16-të.

Në muajin Tetor të vitit të kaluar, ajo u qëllua me armë në kokë nga sulmues talibanë, derisa shkonte në shkollë në rajonin Swat Valley në Pakistan.
XS
SM
MD
LG