Ndërlidhjet

Britani: Qeveria e ka refuzuar hetimin publik për Litvinenkon


Maria Litvinenko, e veja e ish-spiunit rus, Aleksandr Litvinenko, sot duke folur para mediave derisa largohej nga Gjykata e Lartë në Londër
Maria Litvinenko, e veja e ish-spiunit rus, Aleksandr Litvinenko, sot duke folur para mediave derisa largohej nga Gjykata e Lartë në Londër
Eksperti mjekoligjor Robert Owen, tha se autoritetet e Britanisë e kanë refuzuar kërkesën e tij për mbajtjen e hetimit publik lidhur me vrasjen e ish-spiunit rus, Aleksandr Litvinenko.

Ish-agjenti i KGB-së ruse, që ishte shndërruar në kritik të ashpër të Kremlinit, vdiq në Londër në vitin 2006, nga helmimi me polonium.

Mjekoligjori Owen, kërë deklaratë e bëri sot, pasi ishte informuar se kërkesa e tij ishte refuzuar.

Zoti Owen kishte kërkuar dëgjim publik, pasi udhëheqja e tij e hetimeve ishte me të meta, meqë dëshmitë kryesore për dyshime lidhur me involvimin e Rusisë, ishte dashur të mbeten sekrete për shkak të sigurisë kombëtare.

Litvinenko, për të cilin është thënë se kishte punuar për shërbimin e inteligjencës britanike MI6, në kohën e vdekjes, e kishte akuzuar presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, për urudhërimin e vrasjes së tij.

Rusia disa herë i ka hedhur poshtë këto akuza.

Policia britanike i ka identifikuar ish-agjentët rusë të FSB-së, Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun, si të dyshuarit kryesorë për këtë rast.
XS
SM
MD
LG