Ndërlidhjet

Musliu: Nga Serbia vetëm fjalë, pa hapa konkretë


Pamje nga një protestë e shqiptarëve në Bujanoc kundër qeverisë së Serbisë

Pamje nga një protestë e shqiptarëve në Bujanoc kundër qeverisë së Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, deklaroi sot se nuk është i kënaqur me ritmin e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në këtë komunë.

“Vlerësimi im është se kreu shtetëror i Serbisë jep premtime se do të zgjidhen problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por këto janë vetëm fjalë, sepse nuk ka hapa konkretë tash e 12 vite”, tha Musliu.

Pas takimit me zyrtarin e Departamentit amerikan të shtetit, Paul Jukic, dhe me atasheun e mbrojtes në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Paul Brotzen, zoti Musliu tha se ”zyrtarët amerikanë erdhën në Bujanoc që të binden se çfarë është gjendja në terren”.

Jonuz Musliu theksoi se në takim “ndërmjet rreshtave” është thënë se me qëllim të përmirësimit të stabilitetit në Bujanoc dhe Preshevë, baza ushtarake “Jug”, e cila nga Bujanoci është e larguar disa kilometra, do të shndërrohet në qendër për trajnim të forcave shumëkombëshe nga 13 vende, ku pos Serbisë janë edhe Bullgaria dhe Shqipëria”.

Zyrtarët amerikanë sot kanë biseduar edhe me liderët e tjerë shiqptarë, Nagip Arifi dhe Galip Beqiri, raporton agjencia Beta.
XS
SM
MD
LG