Ndërlidhjet

SHBA: Tërhiqet sekretarja e brendshme Janet Napolitano


Janet Napolitano gjatë një dëshmie në Kongresin e Shteteve të Bashkuara
Janet Napolitano gjatë një dëshmie në Kongresin e Shteteve të Bashkuara
Sekretarja e Departamentit amerikan për siguri të brendshme, Janet Napolitano, e cila ishte në këtë post prej vitit 2008, thotë se do të tërhiqet.

Zonja Napolitano tha sot se e ka pranuar ofertën për të punuar si presidente e Universitetit të Kalifornisë dhe do të largohet nga siguria e brendshme, që ishte krijuar në përgjigjje të sulmeve terroriste më 11 Shtator 2001.

Afro 240 mijë punonjësit e Departamentit të sigurisë së brendshme, kryesisht janë të fokusuar në çështjet e sigurisë së aviacionit, të kufirit dhe të Internetit.

Gjatë punës së saj, Napolitano ishte treguar mbështetëse e reformës imigruese dhe ka ndihmuar në përgatitjen e planit për lirim të përkohshëm nga deportimi të mijëra personave të rinjë, që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara ilegalisht si fëmijë dhe u mungonte statusi juridik.

Presidenti Barack Obama e ka falënderuar zonjën Napolitano për shërbimin e saj, duke thënë se “populli amerikan është më i sigurt duke e falënderuar udhëheqjen e saj”.
XS
SM
MD
LG