Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Nga përplasja e trenit – të vdekur dhe të plagosur


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i brendshëm francez, Manuel Valls, ka thënë se së paku shtatë vetë kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar, pasi një tren i udhëtarëve kishte dalur nga binarët.

Aksidenti ndodhi sot në orët e mbrëmjes në qytetin Bretigny-sur-Orge, afro 20 kilometra larg kryeqytetit Paris.

Zyrtarët nga kompania e hekurudhave thanë se në trenin e shpejtë ishin 350 udhëtarë.

Ekipet e emergjencës ende po arrijnë në vendin e fatkeqësisë.

Ministri Valls ka tërhequr vërejtjen se “numri i të vdekurve po ndryshon vazhdimisht dhe në këtë pikë, për fat të keq, ai me gjasë do të rritet”.

Shkaku i përplasjes së trenit ende nuk dihet.
XS
SM
MD
LG