Ndërlidhjet

Siri - Kryqi i Kuq kërkon "pauzë humanitare"


Siri - Qyteti Homs, pas sulmeve ajrore të forcave qeveritare, 09Korrik2013
Siri - Qyteti Homs, pas sulmeve ajrore të forcave qeveritare, 09Korrik2013
Mijëra jetë të sirianëve në Homs, janë në rrezik për shkak të luftimeve të trupave shtetërore dhe kryengritësve, lajmëroi të shtunën Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Kjo organizatë bëri thirrje për një “pauzë humanitare” të luftës, në mënyrë që të ngujuarve në qytetin e rrethuar, t'u dërgohet ushqim dhe ndihmë mjekësore.

“Ne duam t’u sjellim atyre ndihmë humanitare dhe të evakuojmë ata civil që duan të largohen” ka thënë Magne Barth, përgjegjësi i delegacionit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Siri.

“Por, një operacion i përmasave të tilla, kërkon pëlqimin e të gjitha palëve, dhe ky nuk është ende rasti”, tha ai nga Homs.

Trupat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë rimarr kontrollin në Homs, pasi Damasku lansoi një ofensivë kundër kryengritësve atje, në fillim të këtij muaji.

Barth i ka bërë thirrje të dy anëve që të lejojnë dërgimin e ndihmës humanitare, në qytet, ku besohet se mbesin të bllokuar rreth 4,000 civil të pafajshëm.

Më se 93,000 njerëz, sipas Kombeve të Bashkuara, janë vrarë në Siri prej se ka nisur revolta kundër regjimit të Bashar al-Assad në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG